“FIFA THE BEST”/ Levandovksi hakmerret ndaj Mesit, polaku zgjidhet “Lojtari i Vitit”. Ja të gjitha çmimet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 23:55

“FIFA THE BEST”/ Levandovksi hakmerret ndaj Mesit, polaku zgjidhet “Lojtari i Vitit”. Ja të gjitha çmimet (VIDEO)

Në orën 19:00, në Zyrih u zhvillua ceremonia madhështore e “FIFA The Best”. Robert Levandovski u zgjodh sërish “Lojtari i Vitit”.

fifa-the-best-780x439

Në ceremoninë e sotme FIFA shpalli dhe formacionet më të mira për meshkuj dhe femra për vitin 2021. Gjithashtu u dhanë dhe jepet dhe çmimi për futbollisten më të mirë femër.

CEREMONIA:

Lojtari i Vitit

Robert Levandovski është shpallur si “Lojtari i Vitit”. Sulmuesi i Bajernit mundi në këtë garë Leon Mesin dhe Momo Salahun.

Futbollistja më e Mirë

Futbollistja e Barcelonës, Aleksia Putelas fitoi çmimin si “Futbollistja më e Mirë”. Ajo u bë spanjollja e parë në histori që fiton këtë çmim.

 

Formacioni i Vitit për meshkuj

bandicam 2022-01-17 20-05-38-921

Formacioni i Vitit për femra

bandicam 2022-01-17 19-58-43-944

Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel është shpallur “Trajneri i Vitit”. Gjermani mundi në këtë garë Roberto Mançinin dhe Pep Guardiolën.

 

Stafi i Danimarkës mori çmimin “Fair Play”, për shkak se vepruan në kohën e duhur duke i shpëtuar jetën mesfushorit Kristian Eriksen. Ndërhyrja e tyre në Europian evitoi tragjedinë.

 

Erik Lamela fiton çmimin “Pushkas” për golin më të bukur. Lojtari i Totenhemit e mori këtë çmim për golin  me finte kundër Arsenalit.

 

Eduard Mendi është shpallur “Portieri i Vitit”. Gardiani i Çelsit mundi në këtë garë Donarumën dhe Nojerin. Sezonin e kaluar ai fitoi Champions-in me Çelsin.

 

Kristinë Sinkel mori “Çmimin Special”, një nderim që jepet për motive të veçanta dhe kontribut shumë të madh si brenda, por dhe jashtë fushe. 38 vjeçarja luan për në Kanada për Portland dhe u shpreh shumë e emocionuar për këtë arritje.

 

Fillon ceremonia.

 

Më poshtë keni listën e çmimeve:

Futbollisti më i Mirë: Levandovski,

Çmimi “Pushkash”: Lamela

Portieri më i Mirë: Mendi,

Trajneri më i Mirë për Meshkuj: Tuhel

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"