FIFA promovon stadiumin  e Krujës: Vend i jashtëzakonshëm për të luajtur futboll (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2016 | 19:05

FIFA promovon stadiumin  e Krujës: Vend i jashtëzakonshëm për të luajtur futboll (FOTO)

Organizata më e lartë e futbollit botëror, FIFA, duket e mahnitur nga pamja e stadiumit “Kastrioti” në Krujë. Një foto e publikuar në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”, tregon pamjen e stadiumit dhe një pjese të qytetit.

Untitled-4Në komentin që shoqëron foton thuhet se stadiumi i Kastriotit është një “vendi i jashtëzakonshëm për të luajtur futboll”.

Një ditë më parë Kastrioti fitoi 4-2 me Erzenin në ndeshjen e vlefshme për Javën e 25-të Kategorisë së Parë. Aktualisht, krutanët kryesojnë renditjen e Grupit A me 59 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"