FIFA përditëson renditjen/ Kosova zbret 3 vende më poshtë, ja ku pozicionohet Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 23:56

FIFA përditëson renditjen/ Kosova zbret 3 vende më poshtë, ja ku pozicionohet Shqipëria

FIFA ka publikuar së fundmi renditjen e përditësuar të kombëtareve, pas ndeshjeve të muajit mars, për eliminatoret e Botërorit.

Shqiperia2

Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim në renditje, teksa mbetemi në vendin e 66-të, siç ishim më parë, edhe pas ndeshjeve të muajit nëntor. Humbja ndaj Anglisë nuk ka ndikuar në renditje, kjo për shkak se Shqipëria mori dy fitore të tjera, siç ishte ajo me San Marinon dhe ajo me Andorrën.

E kundërta ndodh me Kosovën, që pas dy humbjeve, me Suedinë dhe Spanjën, ka zbritur me 3 vende në renditjen e FIFA-s, teksa tashmë pozicionohen në vendin e 120-të.

Për sa i përket vendeve të para, 6 vendet e para nuk ndryshojnë, me Belgjikën që kryeson, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja. Italia për shkak të rezultateve shumë të mira, është ngjitur me 3 pozicione dhe tashmë renditen në vendin e 7-të.

RENDITJET:

rend SH

 

kosova renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"