FIFA me “dorë të hekurt”, afro 1 milion euro nga gjobat në Botëror. Çudi ndëshkimet për… getat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 17:40

FIFA me “dorë të hekurt”, afro 1 milion euro nga gjobat në Botëror. Çudi ndëshkimet për… getat

Të shumta kanë qenë gjobat e FIFA-s gjatë këtij Botërori, për parregullsitë e ekipeve pjesëmarrëse. Në total, janë grumbulluar plot 857 mijë euro, për të gjitha sanksionet që janë dhënë nga Komisioni i Disiplinës.

shaqiri

Ajo që bie në sy, është se shuma më e madhe është grumbulluar nga gjobat për reklama të paautorizuara në veshjet e lojtarëve. Më pas, vijnë gjobat për përdorimin e getave jo zyrtare në këtë event. Më poshtë, lista me disa nga gjobat për ekipet pjesëmarrëse.

Kroacia – 126 mijë euro (Gjoba për gjeste jo sportive, thyerje e rregullave për mediat dhe sponsorët, përdorim në fushë i pijeve të pa autorizuara nga FIFA, trazira tifozësh)

Anglia – 120 mijë euro (Përdorim i getave të pa autorizuara, këtë veprim e bënë dy lojtarë.)

Suedia – 102 mijë euro (Thyerje e rregullave për mediat dhe sponsorët, përdorim i getave të pa autorizuara)

Argjentina – 90 mijë euro (Sjellje të gabuara të tifozëve)

Serbia – 77 mijë euro (Sjellje të gabuara të tifozëve, shfaqja e baneri politik)

Maroku – 56 mijë euro (Sjellje të gabuara nga zyrtarët e ekipit)

Zvicra – 51 mijë euro (Hyrje në fushë të zyrtarëve, gjoba për Shaqirin e Xhakën për shqiponjën)

Uruguai – 42 mijë euro (Thyerje e rregullave për mediat dhe sponsorët)

Meksika – 21 mijë euro (Kore homofobike ndaj Manuel Nojer, sjellje e gabuar e tifozëve)

Danimarka – 17 mijë euro (Sjellje të gabuara të tifozëve)

Polonia – 8 mijë euro (Shfaqje e baneri politik nga tifozët)

Gjermania – 8 mijë euro (Sjellje jo sportive)

Rusia – 8 mijë euro (Sjellje e gabuar e tifozëve)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"