FIFA konfirmon lajmet e fundit, ja kur do të fillojë Botërori i Katarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 23:23


FIFA konfirmon lajmet e fundit, ja kur do të fillojë Botërori i Katarit

Kampionati Botëror i vitit 2022 do të fillojë me një festë edhe më të madhe për tifozët vendas dhe ndërkombëtarë, pasi vendi pritës, Katari, tani do të luajë me Ekuadorin të dielën, 20 nëntor në orën 19:00.

Al Bayt

Ndeshja hapëse dhe ceremonia e turneut të këtij viti në stadiumin Al Bayt kanë ardhur një ditë përpara, pas një vendimi unanim të marrë sot (e enjte) nga Byroja e Këshillit të FIFA-s.

Për rrjedhojë, përballja mes Senegalit dhe Holandës është shtyrë nga ora 13:00 në 19:00 të të hënës, 21 nëntor.

Kampionati Botëror në Katar do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. Është hera e parë që një turne botëror mbahet në botën arabe dhe hera e dytë që zhvillohet në Azi, pas Kampionatit Botëror në Kore të Jugut dhe Japoni.

PANORAMASPORT.AL