FIFA jep një ndihmë të madhe, zbulohet shuma që do të marrin të gjitha federatat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2020 | 14:11

FIFA jep një ndihmë të madhe, zbulohet shuma që do të marrin të gjitha federatat

FIFA zbret në fushë për të përballur emergjencën e koronavirusit në futboll dhe nis “Planin Marshall”. është mësuar shuma e parë e ndihmës ekonomike, që pritet të jetë 150 milionë dollarë në favor të 211 federatave anëtare.goal_fifa-cropped_m0s1b2vashu91n8dm61p8hsku

Në pak ditë do të kryhen të gjitha financimet operative për vitet 2019 dhe 2020, njofton FIFA.

“Pandemia ka shkaktuar shumë shumë sfida për të gjithë komunitetin e futbollit dhe duke qenë se jemi qeveria botërore, është detyra e FIFA-s që të mbështesë gjetjen e rrugëve për të përballuar nevojat e menjëhershme”, ka shpjeguar presidenti Xhani Infantino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"