FIFA/ Ja vendi që zë Shqipëria dhe rivalët e saj në Europian (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2016 | 17:29

FIFA/ Ja vendi që zë Shqipëria dhe rivalët e saj në Europian (FOTO)

FIFA ka publikuar këtë të enjte renditjen e re me 200 ekipet që aderojnë në këtë organizatë.

shqiperi_rumani (1)“Qeveria e futbollit botëror” ndryshon çdo muaj renditjen e saj dhe Shqipëria ashtu si një muaj më parë, nuk ka ndryshuar pozicion, duke u renditur në vendin e 45-të.

Kuqezinjtë kanë ruajtur vendin e mëparshëm edhe pas dy miqësoreve që zhvilluan në fund muajit mars. Pikërisht në këtë muaj djemtë e De Biazit humbën 10 vende, pasi ishin në pozicionin e 35-të.

Untitled-3Por si paraqitet renditja e ekipeve kundërshtare të Shqipërisë para Europianit. Vendi organizator i “Euro 2016”, Franca, pozicionohet e 21-ta në klasifikim, ndërsa skuadra më e vlerësuar e Grupit A duket Zvicra, në vendin e 14 dhe Rumania vjen e 19-ta.

Të tri kundërshtarët e Shqipërisë në Europian mbajnë dukshëm pozicione më të vlerësuara në renditje. Por ajo që bie në sy është se të këto ekipe nuk kanë ndryshuar vendet e tyre referuar me një muaj më parë.

Untitled-2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"