FIFA, akord sekret për të drejtat TV
Sport e Premte, Janar 27th, 2012Dokumente komprometuese të blerjes së të drejtës televizive të Botërorit 2010/14 kanë përfshirë në një tjetër skandal FIFA-n dhe presidentin e saj, Sep Blater. Ish-zv.presidenti i qeverisë së futbollit, Xhek Uorner, ka publikuar një dokument origjinal në gjermanen “Suddeutsche Zeitung”, i cili dëshmon se FIFA i ka shitur të drejtat televizive të dy evenimenteve më të rëndësishme të futbollit botëror pa kaluar në procedurë të rregullt. Në faksimile duket qartazi firma e sekretarit të përgjithshëm, Zherom Valcke. Pasi ia dorëzon dokumentin numrit 2 të Sep Blaterit, Valcke i thotë Uornerit: “Xhek, këtu ke marrëveshjen e firmosur nga “P”. Për këtë arsye unë të kërkoj që për momentin të mos e bëjmë publik”. Germa misterioze “P” nënkupton presidentin. Uorner ka deklaruar së fundmi se ai ia ka dhënë të drejtat televizive të transmetimit të botërorit kompanive me një çmim më të ulët, në këmbim të mbështetjes së Blaterit në disa zgjedhje radhazi. Por FIFA i ka përgënjeshtruar këto akuza edhe pse e ka pranuar origjinalitetin e dokumentit të lëshuar nga sekretari i saj. “Dokumenti duket origjinal. Por pyetja është se për çfarë dokumenti bëhet fjalë dhe cili është konteksti i tij”? – janë dy pyetjet që i ngre gazeta investigative gjermane FIFA-s. Sipas disa burimeve brenda institucionit, Blater mund të firmosë kontrata, por ato duhet t’i kalojë në Komitetin Ekzekutiv, për të marrë gjithashtu mbështetjen e tij. Kështu, nëse Uornerit i është kërkuar të mos e bëjë publike, atëherë kjo është bërë vetëm për shkaqe të informimit të komisioneve kompetente.
Ja çfarë rrezikon Sep Blater
Profesori i kriminologjisë në Universitetin e Bazelit, Mark Pieth, tha për “SZ” se Blater për momentin nuk rrezikon asnjë masë juridike. Por, rasti më i fundit i korrupsionit do të sjellë shumë shpejt një tërmet tjetër në FIFA, i cili sipas 58-vjeçarit do të tronditë seriozisht themelet e institucionit. Ai nuk e përjashtoi që në një të ardhme jo të largët, Blater dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë do të japin dorëheqjen pa e mbyllur mandatin e tyre në krye të qeverisë së futbollit.
Me shume nga kjo kategori:
- Salihi: Në SHBA, prej parave
- “Jemi Bajern, Bazeli t’i harrojë ‘djajtë’”
- Ferguson: ‘Po dola në pension, do shes qumësht’
- Sporti nga bota
- Lala, si Hamleti: Të kthehem apo jo, kjo është çështja
- Mazarri, presion Çelsit: Të pres me 60 mijë tifozë
- “Te Vllaznia ka klane, s’rinovoj”
- Klaudio Ranieri: Nuk m’i plotësuan kërkesat
- Murinjo i trembet acarit rus: Do kemi probleme
- Premtimi i Shaqirit: Do t’u shënoj bavarezëve





























