Fidel Ylli kritikon “top modelet”, Jani Kaçi: Nuk bëhesh lojtar me krahët e babit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2016 | 19:26

Fidel Ylli kritikon “top modelet”, Jani Kaçi: Nuk bëhesh lojtar me krahët e babit

“Panorama Sport” sjell batutat më pikante të javës.

Farruk Sejdini, ish-trajner: “Nëse Dajës ia sjellin lojtarët te Tirana pa miratimin e tij, atëherë ai duhet të lërë çelë- sat dhe të ikë”.

ylli shalaSajmir Shehri, drejtor i Tiranës: “Dervishi i Partizanit është shprehur që do t’i drejtohet bashkisë nëse do të shembet ‘Qemal Stafa’. Unë po i them që t’i drejtohet Bashkisë së Kamzës, pasi mendoj se është i denjë që të luajë Partizani. Apo edhe ajo e Kavajës si dhe shumë bashkive të tjera në Shqipëri…”.

Ilir Daja, trajner i Tiranës: “Djali i Halilit? Është lojtar me vlera, por e pengon edhe fakti që është i biri i presidentit”.

Argjend Malaj, mesfushor i Tiranës: “Duhet të falënderoj edhe mbrojtësin e Flamurtarit, Besnik Krasniqi, për golin që shënova. Duke qenë se është kosovar, më ndihmoi pak”.

Sinan Idrizi, administrator i Flamurtarit: “Për mua pse jo, le të vijë që tani Smajli. Por ju e patët këtu dhe nuk e mbajtët dot” (u përgjigjet kërkesës së tifozëve për të rikthyer mbrojtësin Dritan Smajli).

Sokol Kushta, ish-trajner: “Është hera e parë që Flamurtari ka kaq pak vlonjatë në përbërje. Si mund të jetë Flamurtari i Vlorës ky!”.

Armando Cungu, trajner i Vllaznisë: “U lodhëm me telefonata nga mëngjesi deri në darkë. Në orën 12 të natës merremi me menaxherë, me gjithfarë njerëzish dhe shikoni se çfarë lojtarë na sjellin në provë!”

Ardjan Takaj, president i Skënderbeut: “Nuk është kusht për ne që të fitojmë patjetër kampionatin. Në Europë mund të shkosh nga të dyja drejtimet, jo vetëm nga një, siç mund të jetë marrja e kampionatit”.

Klodian Duro, trajner i Kukësit: “Lojtarët gjuajnë në portë për të shënuar dhe vetëm portieri mund ta prekë topin me dorë brenda zonës” (ironizon me arbitrin e ndeshjes Teuta-Kukësi që akordoi penallti).

Fidel Ylli, deputet: “Topmodelja Klodiana Shala ka përvetë- suar 520 milionë lekë për dy palestra që u ndërtuan poshtë stadiumit ‘Qemal Stafa’, në një kohë që dihej se impianti do të prishej”.

Klodiana Shala, ish-atlete: “Jam femër me fustan, por jam burrneshë dhe e sfidoj Fidel Yllin. Të ma thotë në sy, pasi unë i kam qejf këto takime”.

Arben Laze, president i Elbasanit: “Është qesharake të bëhet kaq e madhe historia e bllokimit të llogarive tona për 13 milionë lekë të vjetër, ndërkohë që klubet e tjera kanë me miliona euro borxhe”.

Jani Kaçi, trajner: “Nuk bëhesh lojtar me krahët e babait”.

Eros Grezda, sulmues kosovar i Lokomotivës së Zagrebit: “Maqedonia është gati të më bëjë pasaportën për 3 ditë, ndërsa nga Shqipëria më thonë se duhen të paktën tre muaj”.

Kreshnik Krepi, ish-trajner i Besëlidhjes: “Unë jam 33 vjeç dhe gjithçka e kam arritur me shpatullat e mia dhe nuk lejoj askënd që të përzihet në idetë e mia. Ato i kam të shenjta dhe kështu do të jenë sa të marrë frymë” (i ndërhynte presidenti në formacion).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"