Fidan Aliti drejt transferimit te Beshiktashi, zbulohet shifra e majme që pritet të përfitojë Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 0:19

Fidan Aliti drejt transferimit te Beshiktashi, zbulohet shifra e majme që pritet të përfitojë Skënderbeu

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti ka përfunduar në listën e dëshirave të gjigandëve turq të Beshiktashit. Klubi bardhezi e shikon shqiptarin e Kosovës si një përforcim ideal për reaprtin e mbrojtjes.

ALiti

26-vjeçari u transferua nga klubi korçar drejt suedezve të Kalmar për 150 mijë euro. Ndërkohë që Skënderbeu disponon 25% të kartonit të mbrojtësit. Kësisoj, drejtuesit e klubit bardhekuq shpresojnë që titullari i përfaqësueses së Kosovës të shitet për një shifër sa më të lartë, në mënyrë që të përfitojë sa më shumë.

ALiti

Vlera aktuale e Alitit sipas “Transfermarkt” është 550 mijë euro, ndërkohë që klubi suedez kërkon që ta lerë të lirë 26-vjeçarin, në rast se oferta është diku të 1 milionë euro. Në rast se mbrojtësi transerohet te Beshiktashi për 1 milionë euro, atëherë plot 250 mijë euro do të shkojnë në llogarinë e Skënderbeut që disponon 25% të kontratës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"