FIA shqyrton projektin, prezantohet plani për autodrom të licencuar garash në vendin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2021 | 19:23


FIA shqyrton projektin, prezantohet plani për autodrom të licencuar garash në vendin tonë

Shqipëria shumë shpejt mund ët ketë një autodrom të licencuar ndërkombëtar për garat e automobilizmit dhe automotorizmit. Plani për automotoparkun që parashikohet të ndërtohet në Elbasan, është prezantuar para zyrtarëve të Organizatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, FIA, e cila do të monitorojë projektin dhe etapat e zhvillimit të tij.

sdsdsad

Lajmin e ka dhënë Blendi Gonxhja, drejtori i DPSHTRR, i cili nëpërmjet një postimi ka treguar se ccfarë pritet të ndodhë së shpejti në vendin tonë.

“Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART! Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA! Me porosi direkte të Presidentit të FIA Z. Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Z. Adam Baker, Z. Stuart Robertson, Z. Paul Rea, Z. Tim Malyon, Z. Guido Gaetani d’Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania – ACA Z. Niko Leka dhe SP i ACA Z. Eridon Lameborshi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja dhe Shefja e Urbanistikës e Bashkisë Elbasan Znj. Alba Canaj, takim që u ndoq edhe nga Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Z. Taulant Balla!

AUTO MOTO PARK, një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit!

Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta!

Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor! 👏🏻

Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare!”, shkruante Gonxhja në postimin e tij në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/