Fetel: Shpresoj të bëj vetëm një pjesë të asaj që ka bërë Shumaker

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 20:50

Fetel: Shpresoj të bëj vetëm një pjesë të asaj që ka bërë Shumaker

Sebastian Fetel do të zbres këtë javë në Çmimin e Madh të Belgjikës me vetëm një synim. Vendin e parë. Piloti gjerman gjendet momentalisht në vendin e dytë dhe pas Luis Hemilton dhe nuk kanë mbetur shumë gara nga përfundimi i sezonit. Megjithatë ai e di se ka një makinë të mirë dhe të denjë për të fituar gara vendimtare.

Shumaker Ferrari

Ndërkohë që ai ka folur në lidhje me këtë garë dhe krahasimin e tij me Shumakerin.

Kur zbarkova në Formula 1 nuk e dija se do të bëjë një karrierë të tillë. Pasi kalojnë disa vite dhe fiton disa gara kupton se ke një karrierë, ndërkohë që më parë nuk më pëlqente që ta quaja kështu punën time në pistë”, tha Fetel.

vetel

Unë shpresoj që te Ferrari të arrij të bëj të paktën një pjesë të rrugëtimit që ka bërë Michael Shumaker, që për mua dhe skuadrën do të ishte një sukses i madh. Por sot kohët kanë ndryshuar, ndaj na duhet të shohim përpara, të ardhmen. Unë dua të jem pjesë e skuadrës, ta ndihmoj atë të fitojë, të ndihmoj Ferrarin të shpallet kampion. Çdo garë është ndryshe nga tjetra, ndaj duhet t’i besosh përvojës, instiktit dhe situatës, duke reaguar “in ekstremis”, përfundoi ai

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"