Fetel kthen Ferrarin në majën e podiumit në Monako pas 16 vitesh (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2017 | 16:33

Fetel kthen Ferrarin në majën e podiumit në Monako pas 16 vitesh (Video)

Sebastian Fetel me Ferrari ka fituar Çmimin e Madh të Monako duke kthyer përsëri në majën e podiumit skuadrën italiane që nuk fitonte në rrugët e Montekarlos që nga viti 2001. Piloti gjerman, falë një strategjie perfekte arriti të kalonte shokun e skuadrës, Kimi Raikonen në bokse.

4835b03f-1e15-4d93-a1c6-092e19538b8f_800

Raikonen, fitues i “pole position”, u shkëput në fillimin e garës dhe dukej se do të shkonte i qetë drejt fitores. Por trafiku në pistë e detyroi të ngadalësonte dhe më pas ai zgjodhi momentin e gabuar për t’u futur në bokse, para Fetel, i cili qëndroi në pistë dhe pasi dhuroi disa xhiro shumë të shpejta, doli para shokut të skuadrës pas ndërrimit të gomave.

40E2BA9600000578-4549640-image-a-13_1495980973322

Dukej se dueli ishte i mbyllur dhe makinat do të shkonin pa shumë probleme drejt finishit, por një aksident i Xhenson Baton me Paskal Vehrlain, i cili përfundoi “i mbështetur” në barrierën mbrojtëse, detyroi futjen e makinës së sigurisë dhe fshiu të gjitha diferencat mes garuesve.

Megjithatë, Fetel arriti të shkëputej përsëri dhe mbylli garën 3,1 sekonda para shokut të skuadrës. Dy pilotët e Ferrarit u ndoqën nga Daniel Riçiardo, i cili i mbijetoi një përplasje me murin pas rifillimit të garës. Edhe ai shfrytëzoi një qëndrim të gjatë në pistë me gomat me të cilat filloi garën, për të kapërcyer si Valteri Botas, ashtu edhe Maks Verstapen, duke zënë vendin e tretë në podium.

Hemilton, i cili e nisi garën nga pozicioni i 14, ishte i fundit që hyri në bokse për të ndërruar gomat, por nuk arriti të siguronte më shumë se vendin e 7 në një pistë ku të parakalosh është thuajse e pamundur. Ndaj me rezultatet e sotme, ai largohet nga Monako me ndërgjegjen se tani Sebastian Fetel që kryeson i shkëputur Botërorin për pilotë, tani është 25 pikë larg dhe lufta për titullin kampion është bërë shumë më e vështirë.

RENDITJA E GARËS

renditja e gares

BOTERORI PËR PILOTË

botetori i pilotwve

BOTËRORI PËR KONSTRUKTORË

boterori i konstruktorwve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"