Fetel i shmanget dënimit në Japoni, Ferrari konfirmon se makina e gjermanit është në rregull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 11:30

Fetel i shmanget dënimit në Japoni, Ferrari konfirmon se makina e gjermanit është në rregull

Sebastian Fetel mund të marrë frymë lirisht. Gjermani mund të përdorë sërish kambion e makinës së tij, pas incidentit me Stroll në fundin e garës në Malajzi. Sipas rregullave, katër herë kampioni i botës, duhej të dënohej me penallti në garën e ardhshme.

vetel

Fetel kishte sqaruar në një deklaratë për shtypin gjerman se çdo gjë ishte në rregull me njëvendëshen e tij pas përplasjes. Më pas faqja zyrtare e Ferrarit në Twitter, ka qetësuar tifozët me anë të një njoftimi.

Ndalesa e ardhshme e Formula 1, do të jetë çmimi i madh i Japonisë në 6-8 tetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"