Fetel, i bullizuar në shkollë: Mendonin se po u mburresha, ja si ma shkatërruan trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2022 | 14:55

Fetel, i bullizuar në shkollë: Mendonin se po u mburresha, ja si ma shkatërruan trofeun

Sebastian Fetal ka fituar gjithçka në For mulën 1, katër tituj kampionë radhazi nga viti 2019 deri në 2013-ën, të gjithë me Red Bullin. Ndërsa fitoret për të janë 53, të ndara mes skuderisë austriake, Toro Rosos dhe Ferrarit.

KWuqU

Me gjithë karrierën e jashtëzakonshme, janë disa plagë shpirtërore që ende nuk janë shëruar për pilotin gjerman, mbi të gjitha ato të marra në fëmijëri. Gjatë ditëve të fundit, në rrjetet sociale është rikthyer në aktualitet një klip i programit televiziv gjerman “Spiegel TV”, në të cilin Sebastian Fetel, fëmijë, tregon për një episod kur ka qenë viktimë e bullizimit.

EPISODI – Filmimi i përket vitit 1998 dhe Fetel, vetëm 11 vjeç, konsiderohej që në atë kohë si një talent i madh në kategorinë kart, aq sa krahasohej me ikonën e momentit në Formulën 1, Majkëll Shumakerin. Aftësitë e tij në timon, nuk e kanë mbajtur larg zilisë dhe keqdashjes.

Fetel, i cili ende dukej i tronditur për atë që i kishte ndodhur, tregon: “Një herë kisha marrë me vete në shkollë një trofe, por ma shkatërruan menjëherë dhe më quajtën sikur po u shisja mend dhe e kisha marrë për t’u dukur”, rrëfen në video piloti gjerman. Një eksperiencë e hidhur, e cila kurrsesi nuk ia zbeh pasionin për makinat, pasi këtë e tregon qartësisht karriera e mëtejshme e pilotit të talentuar.

LEGJENDA – Fetel, sot 35 vjeç, mund të krenohet me disa rekorde të pabesueshme. Përtej “pokerit” të titujve kampionë që cituam më parë, Sebastiani mbetet edhe sot piloti më i ri që është shpallur kampion në Formulën 1 (23 vjeç e 134 ditë). Mbetet gjithashtu më i riu që ka regjistruar “pole position” (21 vjeç e 72 ditë).

Ndërsa gjithashtu të paharrueshme mbeten ato rezultatet e arritura në vitin 2013, aty ku shënoi numrin më të lartë të fitoreve radhazi, plot 9, si dhe numrin e sukseseve sezonale, 13, në kuotë të barabartë me legjendën Majkëll Shumaker. Statistika impresionuese që e zbehin kujtimin e atij trofeu që i shkatërruan në shkollë.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"