Fetel fiton Çmimin e Madh të Kanadasë, Hemilton mbetet jashtë podiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 22:03

Fetel fiton Çmimin e Madh të Kanadasë, Hemilton mbetet jashtë podiumit

Piloti i Ferrarit, Sebastian Fetel, arriti të triumfonte duke fituar Çmimin e Madh të Kanadasë. Piloti gjerman e nisi garën nga pole position dhe arriti ta ruante vendin e parë falë një starti të kujdesshëm.

389376_TS_10-06-18_2710589857_

Që në startin e garës pati një përplasje mes Stroll dhe Harlei dhe u desh ndërhyrja e makinës së sigurisë. Gara nuk pati shkëlqimin e pritshëm dhe me kalimin e kohës u bë e mërzitshme dhe pa momente kulmore.

DfWq3l1XkAI_4X6

Edhe atëherë kur piloti Botas tentoi të fitonte sekonda ndaj Vetel, përsëri një gabim në fundin e garës e pozicionoi atë në vendin e dytë. Pas Botasit u rendit Mark Vershtapen, ndërsa Luis Hemilton mbajti vendin e 5-të, duke tentuar herë pas here t’i rëmbente vendin Riçardos por pa sukses.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"