Feston rekordin ndaj Shqipërisë, mbrojtësi i Uellsit i kërkon një “nder” Bejlit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 12:05

Feston rekordin ndaj Shqipërisë, mbrojtësi i Uellsit i kërkon një “nder” Bejlit

Kris Gunter do të bëhet futbollisti me më shumë pjesëmarrje në historinë e futbollit të Uellsit në takimin miqësor që ata do të luajnë ndaj Shqipërisë. Për të festuar këtë, mbrojtësi do t’i kërkojë avionin privant Gareth Bejlit për të sjellë familjen e tij në Shqipëri. Gunter numëron 92 pjesëmarrje të premten kur kombëtarja e tij humbi përballë Danimarkës me rezultatin 1-2.

Screen-Shot-2018-11-18-at-11.45.24

“ Do të jetë një mbrëmje speciale . Do ta pyes Bejlin nëse në avionin e tij privat mund të marr disa persona më shumë. Është falas dhe besoj se do të bëhet, pasi dua që familja ime të jetë aty”, u shpreh 29 vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"