Feston Atalanta, UEFA u jep bergameskëve lajmin e mirë
Atalanta ka marrë lajmin e mirë se mund t’i luajë në shtëpi ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi bergamesk në faqen zyrtare.
“Gewiss Stadium” iu nënshtrua rikonstruksioneve për shkak të degradimit që kishte pësuar, ndërsa emisarët e UEFA-s dhanë aprovimin pas dy ditësh inspektim që Atalanta të luajë ndeshjet e Ligës së Kampioneve në shtëpi dhe jo në stadium tjetër të Italisë.
Për shkak se nuk i plotësonte kushtet për të zhvilluar ndeshje të nivelit ndërkombëtar, Atalanta luajti sezonin e kaluar në Ligën e Kampioneve jashtë Bergamo duke përdorur stadiumit e Sasuolos dhe San Siron. “Stadio Gli Azzurri d’Italia” iu nënshtrua rinovimit dhe Atalanta vendosi që stadiumi të marrë emrin e sponsorit të ri.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"