Festoi me shqiponjë, Llullaku: Nuk mund të më dënojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2018 | 11:40

Festoi me shqiponjë, Llullaku: Nuk mund të më dënojnë

Azdren Llullaku festoi me “shqiponjë” golin e tij kundër Steauas së Bukureshtit, por kjo është bërë temë diskutimi në mediat rumune. Pikërisht, sepse prej këtij gjesti u penalizuan gjatë kampionatit botëror edhe Granit Xhaka me Xherdan Shaqirin. Llullaku ka sqaruar menjëherë se kjo mënyrë festimi është thjesht një gjest i kosovarëve dhe i shqiptarëve për të thënë se ata mendojnë për atdheun e tyre.

llullaku-shqiponje-470x342

“Nuk kam dashur të provokoj dhe të fyej askënd, – ka thënë sulmuesi kuqezi për ‘digisport.ro’. – Është një mënyrë të festuari e ne kosovarëve dhe nuk është një sfidë ndaj askujt. E bëjmë për t’i treguar atdheut tonë se mendojmë për të. Nuk ka pse të ketë ndonjë masë ndëshkimore, sepse nuk iu referova askujt. Jam i bindur se nuk do të ketë asnjë çështje disiplinore ndaj meje”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"