Festoi i përlotur golin, Çyrbja tregon dedikimin: Edhe Maganin e kam si një baba

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 21:43

Festoi i përlotur golin, Çyrbja tregon dedikimin: Edhe Maganin e kam si një baba

Arbër Çyrbja ka filluar të bëhet gjithnjë e më shumë një figurë qendrore në lojën e Teutës dhe sot, falë një goli të tij, durrsakët arritën të dilnim me tri pikë nga “Loro Boriçi” dhe të merrnin kryesimin e Superiores pas dy javëve të para.

cyrbja

“Prisnim shumë nga sulmuesi por shënova unë dhe fatmirësisht ia dolëm”, tha futbollisti për “SuperSport” pas ndeshjes, duke shpjeguar edhe pse kishte qenë i përlotur në momentin kur kishte festuar atë gol. “Ia dedikova golin një kushëriri që nuk jeton më”.

Çyrbja tregoi edhe atmosferën e veçantë që përjetohet brenda skuadrës, ku trajneri Magani këshillon vazhdimisht lojtarët, sidomos ata të cilët i ka drejtuar që kur ishin adoleshentë. “Profesor Gashi në radhë të parë është si një baba për ne e pastaj si trajner, na flet shumë dhe na mban afër. Më ka thënë që të rri sa më afër portës, se kam aftësi dhe mund të dal shumë afër portierit dhe të shënoj.

Ai më ka aktivizuar që kur isha 19 vjeç, por më pas kam pësuar një dëmtim që më mbajti një vit e gjysmë jashtë fushe pa stërvitje. Mendova të kthehesha në vendlindje që të merrja veten dhe besoj se do të shkoj më lart se sa jam tani”, deklaroi mesfushori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"