Festoi golin në mënyrë të çuditshme me Greqinë, Shaland ka vendosur se ç’do të bëjë me Bernard Berishën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 21, 2020 | 20:17


Festoi golin në mënyrë të çuditshme me Greqinë, Shaland ka vendosur se ç’do të bëjë me Bernard Berishën

Paraqitja individuale ndaj Greqisë e ka bindur trajnerin e Kosovës Bernard Shaland t’i besojë sërish futbollistit të Akhmat Groznit Bernard Berisha.

pjimage-8

Mediat në Kosovë shkruajnë se tekniku zviceran i “Dardanëve” do ta thërrasë Berishën për takimet  me Maqedoninë e Veriut, Slloveninë dhe Greqinë në Ligën e Kombeve, të cilat do të luhen në muajin tetor.

Berisha hapi debat pasi shënoi dhe festoi në mënyrë kontraverse për golin ndaj Greqisë në humbjen 1-2 në shtator duke lënë të kuptohet se festimi i tij i drejtohej trajnerit Shaland, i cili nuk e kishte thirrur te Kosova për dy vite.

berishaaaa

Pas ndeshjes, Berisha mohoi që festimi i tij i drejtohej trajnerit Shaland, ndërsa ky i fundit theksoi se nuk do të toleronte sjellje të tilla. Tashmë duket se mes të dyve është arritur “paqja”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com