Festoi ditëlindjen me 15 veta në shtëpi, Dinamo Zagrebi reagon zyrtarisht për sulmuesin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 18:07

Festoi ditëlindjen me 15 veta në shtëpi, Dinamo Zagrebi reagon zyrtarisht për sulmuesin e Kosovës

Dinamo Zagrebi do të shqyrtojë rastin e sulmuesit të tij Lirim Kastrati, i cili ka shkaktuar pakënaqësi në Kroaci mbrëmjen e djeshme teksa theu rregullat e mbrojtjes prej “COVID”-it duke festuar ditëlindjen në shtëpinë e tij me 10-15 veta.
Lirim Kastrati
Nëpërmjet një reagimi zyrtar, kampionët kroatë shprehen se “Kastrati ndihet i prekur që festa e tij ka zhgënjyer opinionin publik”, por “kjo gjë nuk ndikuar në përgatitjet për  ndeshjen e ardhshme në kampionat kundër Rijekës”. Megjithatë, Dinamo Zagrebi konfirmoi se do të marrë vendim për sjelljen e 22-vjeçarit.

Festa e Lirim Kastratit për ditëlindjen e tij u zbulua në rrjetet sociale nga partnerja e tij Andela Simaç.

56558_untitled-design-qah3n9k_f

Reagimi i Dinamo Zagrebit

Ditëlindja e Lirim Kastratit ishte sot dhe dje në mbrëmje në banesën e tij, së bashku me të dashurën dhe disa miq, festoi pas mesnatës. Megjithëse ai beson se nuk ka bërë asnjë të gabuar apo që festa e ditëlindjes së tij ka ndikuar në përgatitjet për ndeshjet e ardhshme, Kastrati shpreh keqardhje që lajmet dhe postimet në rrjetet sociale kanë shkaktuar shqetësim te klubi.

Dinamo Zagrebi do të analizojë situatën dhe fakte si dhe do të marrë vendim në përputhje me rregullat e brendshme.

dinamo zagrebi

VIDEO+FOTO/ Festë me miq dhe DJ në shtëpi, futbollisti i njohur i Kosovës bëhet çështje në Kroaci
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"