Festival golash dhe një penallti e kontestuar, Teuta triumfon në Gjirokastër (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 15:02

Festival golash dhe një penallti e kontestuar, Teuta triumfon në Gjirokastër (Video)

Është mbyllur me fitoren 2-3 të durrsakëve sfida e parë e javës së 10-të mes Luftëtarit dhe Teutës. Një ndeshje me mjaft emocionuese ku nuk munguan golat dhe rastet e diskutuara.

Luftetari3

Pavarësisht se Luftëtari tregoi një superioritet në lojë, Teuta u tregua cinike duke arritur të marrë një fitore të artë, e cila i kishte munguar që në javën e dytë të kampionatit.

Dediç dhe Amadu Latif ishin autorët e golave për Teutën. Mesfushori kroat realizoi dopietë në sfidën e sotme. Golin e parë e shënoi nga goditja e dënimit, ndërsa të dytin me 11 metërsh.

Teuta autogol

Luftëtari gjeti rrugën e rrjetës me anë të Bregut ndërsa në minutën e 89-të mbrojtësi i Teutës Sykaj shkaktoj autogol.

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon takimi, Luftëtari-Teuta 2-3

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

89′ GOOL Luftëtari 2-3. Gjuajtja e Abazajt devijohet nga mbrojtësi Sykaj dhe përfundon në rrjetë.

83′ Latif provon me një gjuajtje nga e djathta, pozicional portieri Ruçi i cili largon rrezikun në goditje këndi.

78′ Përsëri shtylla bëhet aleat me portierin Kastrati, pas gjuajtjes spektakolare të Dejvi Bregut nga distanca.

75′ Fare pranë goli të dytë Luftëtari me Aleksin, por gjuajtja e tij devijohet nga mbrojtësi duke kaluar ngjitur me shtyllën pingule të Kastratit.

70′ GOOL Teuta 1-3. Dediç ekzekuton saktë 11 metërshin.

Teuta3

68′ Hrkaç rrëzohet brenda zonës pas duelit me Aleksin, për gjytarin Ziri kemi të bëjmë me 11 metërsh.


Penalltia

61′ Një tjetër mundësi e mirë për Luftëtarin me protagonist Dejvi Bregun, i cili provon me një goditje të befasishme, por topi përfundon mbi kuadrat.

55′ GOOL Teuta 1-2. Dediç godet saktë nga goditja e dënimit duke e dërguar topin në rrjetë.

Dedic

53′ Travesa i mohon goli e avantazhit Luftëtarit, pas tentativës së Abazajt nga një distancë e konsiderueshme.

 

Traversa

46′ GOOL Luftëtari 1-1. Kombinim perfekt Rroca-Lamçja-Bregu në zonë. Ky i fundit e ka mjaft të thjeshtë ta dërgojë topin në rrjetë nga shumë pranë vijës fatale. 


Mbyllet pjesa e parë, Luftëtari-Teuta 0-0.

44′ Shumë pranë golit të dytë Teuta, me iranian Reza Karimi, gjuajtja e mesfushorit devijohet mjaft bukur nga portieri Ruço.

 

37′ Luftëtari kërkon të kundërpërgjigjet me Rrocën, i cili provon me të majtë nga brenda zonës, por i vëmendshëm portieri Kastrati, i cili nuk lejon topin t’i drejtohet rrjetës.

33′ GOOL Teuta 0-1. Reza Karimi bën një lëvizje të bukur nga e djathta, duke u futur drejt qendrës dhe hedh një top për Amadu Latif, i cili godet saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën. 

24′ Vangjel Zguro ndëshkohet me karton të verdhë.

19′ Goditje këndi për Teutën, Çyrbja kroson në zonë, Hrkaç godet me kokë, topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule të Ruçit.

8′ Aksion i shpejtë për Luftëtarin, Bregu provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, topi përplaset ne trupin e Hrkaç, duke shpëtuar portën.

6′ Lena lëviz bukur në krahun e djathtë shumë afër fundores, por ndërhyjnë mbrojtësit e Luftëtarit duke e dërguar topin në goditje nga këndi.

1′ Ka filluar takimi.

LUFTETARI – TEUTA 1-3

Bregu 46′ / Latif 33′, Dediç 55′, 70′

Luftëtari: Ruçi, Rapaj, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Aleksi, Ramadani (Rapo 61′), Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçja. Trajner: Hasan Lika

Teuta: Kastrati, A.Beqaj (F.Beqaj 51′), Hrkaç, Sykaj, Hakaj, Çyrbja, Lena, Bilali, Karimi, (Osemene 62′), Dediç, Latif. Trajner: Gugash Magani

Gjyqtar: Blerim Ziri

KV: Zguro 24′, Rroca 54′, Aleksi 56′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"