Festival golash, Bulqiza nuk njeh kufi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2015 | 18:03

Festival golash, Bulqiza nuk njeh kufi

fk bulqizaJanë luajtur dje dy takimet e fundit për Kategorinë e Tretë. Në Pezë Helmës është zhvilluar ndeshja ndërmjet Eagles dhe Vllaznisë B që është fituar nga “shqiponjat” 2-1. Ka qenë një lojë e bukur e skuadrës së Picokës që finalizon me Bardhin. Por, shkodranët e rimarrin veten dhe në të 36-ën është Çuliq që zgjidh një lëmsh në zonë e ekipit të shqiponjave duke e shtyrë topin drejt rrjetës dhe 1-1.

Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat janë këmbëngulëse për të shënuar golin e fitores, por është skuadra e Eagles që realizon me anë të Klevis Kuçit. Në takimin e luajtur në Kamzë, Bulqiza-Internacional, një risi për këtë kategori ishte se sfida u luajt nën dritat e projektorëve. 11 gola në një ndeshje të bukur, ku 8 prej tyre i takojnë skuadrës së Bulqizës.

Dy tripleta shënuan Ermal Rizvani dhe Albi Plloçi dhe nga një gol kanë plotësuar kapiteni Adriatik Halili dhe sulmuesi Gerti Rrushi që më në fund është rikthyer te goli. Skuadra e Internacionalit ka reaguar me fillimin e pjesës së dytë me anë të Xhebrahimit dhe pas pësimit të golit të 7-të, ka shënuar dhe dy gola të tjerë, këtë radhë nga pika e bardhë e 11-metërshit, brenda 5 minutash me anë të Hajdarit dhe Eshit. Kështu, më në fund, Bulqiza ka marrë 3 pikë të arta. Ndeshjet e javës në Kategorinë e Tretë do të nisin të luhen nga sot.

EAGLES-VLLAZNIA B 2-1
GOLAT: Bardhi 10′, K. Kuçi 69’/ Çuliq 36′
EAGLES: Dibra, Miti, Doku, Demaj, Tabaku, Sulollari, Bardhi, A.Kuçi, K.Kuçi, Vladi, Lulo (Zaharia 42′). Trajner: D.Piçoka
VLLAZNIA B: Selimaj, Borshi, Beci, Ruçi, Gurishta, Mehmetaj, Hasanaj, Mehja, Kiri, Kapaklija, Çuliqi. Trajner: E.Kraja
KARTONË TË VERDHË: Doku 17′, Vladi 41′, Demaj 43’/ Mehja 30′
GJYQTARË: E.Kotomelo, F.Mata, Xh.Mani (Tiranë)
DELEGAT: B.Omuri (Tiranë)

BULQIZA-INTERNACIONAL 8-3
GOLAT: Rizvani 17′, 23′, 83′, Plloçi 29′, 42′, 44′, Halili 56′, Rrushi 61’/ Xhebrahimi 55′, K.Hajdari 75′(p), Eshi 80′(p)
BULQIZA: Hysa, Lika, Balliu, Xhixha (Terziu 46′), Likaj (Domi 58′), Rizvani, Uka, Rrushi, Gjura, Adili, Plloçi (Lila 46′). Trajner: A.Topi
INTERNACIONAL: K.Hajdari, Metani, Mukollari, Dauti, Broçulla (Ibrahimi 46′), Eshi, Gapi (Pillati 46′), Karaj, Vllacaj, Xhebrahimi, Kraja. Trajner: M.Vllacaj
KARTON I VERDHË: Lika 33′
GJYQTARË: K.Bajramaj, J.Kraja, D.Vrapi (Tiranë)
DELEGAT: G.Xhafa (Kamëz)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"