Festimi ushtarak, Edi Reja: Shpresoj të dënohet Turqia, kështu hyjmë në garë për Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 21:15

Festimi ushtarak, Edi Reja: Shpresoj të dënohet Turqia, kështu hyjmë në garë për Europianin

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, në intervistën e tij për “Radio Sportiva” në Itali, teksa komenton paraqitjet e ekipit të tij si dhe lojtarët e rinj të afruar, ndalet edhe tek një temë delikate.

edi reja turqit

Reja shprehet se u habit nga festimi i lojtarëve turq, dhe pasi ata e përsëriten edhe ndaj Francës, tekniku italian shpreson që UEFA të marrë masa ndaj tyre.

Edhe pse i quan shpresa egoiste, një përjashtim të mundshëm të Turqisë nga UEFA, trajneri Reja nuk i përjashton. Ai shprehet se Turqia mund ta kalojë me gjobë, por gjithashtu ka shpresë se nëse UEFA merr një vendim drastik ndaj tyre, kjo mund ta ndihmonte Shqipërinë të rikthehej sërish me shpresa për një kualifikim të mundshëm në Europian. Ja një pjesë nga intervista e Rejës:

FESTIMET E TURQISË – Pas ndeshjes kundër Turqisë pamë që u rreshtuan dhe bënë një përshëndetje ushtarake. Ishim të befasuar. Janë gjeste që duhet të censurohen. Pavarësisht gjithçkaje, ata e bënë diçka të tillë edhe kundër Francës. Shpresoj që UEFA të marrë masa kundër Turqisë, që ndoshta do të na kthente ne në rrugën e kualifikimit. Përveç atyre shpresave egoiste që mund të kemi ne, mendoj se do ta kalojnë me një gjobë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"