“Festimi i golit ndaj Greqisë nuk ishte vetëm për Shalandin”, Berisha: Për dy vjet s’kam folur me të, ja çfarë më tha pas takimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 16:31

“Festimi i golit ndaj Greqisë nuk ishte vetëm për Shalandin”, Berisha: Për dy vjet s’kam folur me të, ja çfarë më tha pas takimit

Bernard Berisha foli sërish rreth festimit të golit të tij në sfidën e fundit të Kosovës me Greqinë në Ligën e Kombeve. Lojtari i Akhmat Groznit këmbënguli se gjesti i tij demonstrues nuk i adresohej vetëm trajnerit Bernard Shaland, i cili nuk e thirri për dy vite në kombëtare, por dhe ndaj skeptikëve të tij.
berisha
“Humbja me Greqinë – Ndeshja me Greqinë ishte shumë e vështirë, e kemi përjetuar të gjithë atë humbje. Patëm shumë mungesa dhe shkoi, si shkoi, tani e gjithë vëmendja është aty. Shpresoj të fokusohemi më shumë dhe të jemi sa më të përgatitur fizikisht.
berishaaaa
Festimi – Askush nuk më ka kuptuar, nuk ka qenë vetëm për trajnerin, por për të gjithë njerëzit aty në stadium. Mënyra se si jam trajtuar ka qenë e gjitha. Nuk ka qenë e lehtë për mua që për dy vite se sa i rëndësishëm kam qenë unë. Asnjëherë për dy vjet nuk kam pasur bisedë me trajnerin për ta shprehur pakënaqësinë. Momenti iI golit ishte vetëm për shkak të paraqitjeve të mia, pasi kam merituar më shumë. Trajneri ka merita të mëdha për të gjitha arritjet.
Shaland
Biseda me trajnerin pas ndeshjes me Greqinë – Pas ndeshjes, ai (Shaland) më është drejtuar që kam luajtur mirë, kam bërë gol të mirë, por reagimi nuk ka qenë i duhur. Prej atëherë askush nuk më është lajmëruar dhe tani jam tek klubi për të dhënë kontributin tim. Ju kam kërkuar falje gjithë shikuesve për gjestin, pasi janë mbetur të habitur, sepse gjithë më njohin ndryshe”, përfundoi Bernard Berisha për “RTV Dukagjinin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"