Festimi i ekzagjeruar pas golit të fitores, Spaleti dënohet nga disiplina italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 18:13

Festimi i ekzagjeruar pas golit të fitores, Spaleti dënohet nga disiplina italiane

Luçiano Spaleti është dënuar me një ndeshje pezullim, pas festimeve të ekzagjëruara, në fund të ndeshjes me Sampdorian, ku golin e fitores në sekondat e fundit e shënoi Brozoviç.

Spaleti

Trajneri i Interit u nxor nga fusha nga arbitri Guida, për faktin se pati një sjellje jo të mirë ndaj arbitrit të katërt, dhe tashmë Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me një ndeshje. Kështu, ai nuk do të jetë në stol për zikaltrit në ndeshjen e mesjavës ndaj Fiorentinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"