Festë te klubi shqiptar/ U rrëzuan nga kategoria, por konfirmohen përsëri aty ku ishin sezonin e kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 21:41

Festë te klubi shqiptar/ U rrëzuan nga kategoria, por konfirmohen përsëri aty ku ishin sezonin e kaluar

Skrapari është konfirmuar në Kategorinë e Dytë edhe për sezonin e ri, edhe pse sportivisht ra kampionatin që shkoi.

Tomori-Skrapari

Një konfirmim që ka sjellë entuziazëm në kampin e Skraparit. Klubi në fakt i kishte paraprirë kësaj situate dhe skuadra, nën drejtimin e dyshes Spahiu-Lamçe, ka rreth një muaj që po stërvitet.

Grupi është i përbërë nga futbollistë vendës, por në ditët e ardhshme mund të ketë përforcime nga Prefektura e Beratit. Me disa përforcime dhe me një mbështetje më të fuqishme, shpresohet që Skrapari të ketë një ecuri të mirë, ku objektiv kryesor ngelet mbijetesa.

ARBEN ÇEPANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"