Festë te klubi i Kategorisë së Dytë, gati donatorët për të ndihmuar skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2020 | 17:18

Festë te klubi i Kategorisë së Dytë, gati donatorët për të ndihmuar skuadrën

Atmosfera në kampin kolonjar duket mjaft pozitive. Situata financiare pritet të ndryshojë, pasi donatorë të ndryshëm po shprehin dëshirën për ta ndihmuar Gramozin.

Gramozi2

Nga drejtuesit e klubit bëhet me dije se zgjedhja e një presidenti është shumë afër. Me shumë interes në qytetin e Ersekës është pritur fakti që biznesmeni kolonjar, Edmond Bllako, është gati të kontribuojë për ekipin e futbollit. Lëvizja e parë e tij është sigurimi i bazës materiale.

Gramozi

“Këtë sezon jemi me vonesë dhe na duhet të krijojmë një ekip për qëndrimin në Kategorinë e Dytë. Sezonin e ardhshëm do të shohim që të ngjitemi më lart”, ka thënë Bllako, i cili ka biseduar me trajnerin Ilir Qirjako për problemet që e shqetësojnë ekipin. Sezonin e ri Gramozi do të mbështetet te lojtarët vendës.

KOÇO LILO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"