Festë për 2 lojtarët e klubit të Kategorisë së Parë, u del lotaria amerikane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2020 | 23:10

Festë për 2 lojtarët e klubit të Kategorisë së Parë, u del lotaria amerikane

Devolli u stërvit në fushën e stadiumit dje, trajneri Fetollari e ndau ekipin në dy grupe dhe punoi më shumë për anën tekniko-taktike, duke i përshtatur futbollistët me tapetin ku do të luajnë takimin e radhës me Ilirinë.Devolli-Pogradeci ndeshja

Objektivi është fitorja me një lojë bindëse, por mbi të gjitha korrekte. Tifozët nuk lejohen në stadium, por ata do të gjejnë mënyra alternative për ta ndjekur këtë takim, i pari në Bilisht pas ndërprerjes nga pandemia. Janë të bindur në suksesin e Devollit.

Dy lojtarë të Devollit, Mateo Përe dhe Saimir Hasanaj, janë fitues të lotarisë amerikane, por ata do të luajnë deri në fund për ngjyrat e këtij ekipi para se të lënë Shqipërinë.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"