Festë në Peshkopi, por Skënderbeu nuk toleron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2016 | 10:03

Festë në Peshkopi, por Skënderbeu nuk toleron

Në një atmosferë festive është zhvilluar dje miqësorja mes Korabit të Peshkopisë dhe Skënderbeut kampion në fuqi.

13925138_1224653300935398_6018966309308636987_n

Në praninë e 3 mijë tifozëve dibranë, lojtarët e dy skuadrave janë munduar që të japin më të mirën e tyre. Në tribunën qendrore, krahas presidentit të korçarëve, Ardjan Takaj, ishte edhe donatori i klubit dibran, Naim Agolli, si dhe një përfaqësues familjar i financuesit tjetër, Selim Rusi, të cilët kanë ndjekur afër ekipin e tyre që do të jetë pjesë e Superiores sezonin e ardhshëm.

13934602_1224560337611361_1404876631543823366_n

Pjesa e parë

Trajnerët e dy skuadrave kanë hedhur në fushën e lojës formacionet e tyre më të mira, pavarësisht se te korçarët janë vënë re disa mungesa. Megjithatë korçarët që në minutat e para të takimit, janë treguar superiorë në lojë duke kërkuar të shënonin më çdo kusht golin e avantazhit, i cili nuk do të vonojë.

Enis Gavazaj gjuan fort nga distanca në minutën e 24-të dhe topi pasi devijohet nga mbrojtësit vendës, përfundon në rrjetë. Korabi mundohet që të reagojë, por e ka të pamundur pasi hapësirat në mbrojtjen mike janë të pakta dhe sulmuesit dibranë nuk rrezikojnë portën e Shehit. Goli i dytë për Skënderbeun nuk do të mungojë dhe në minutën e 28-të, Fukiu merr një asist nga Radas dhe përballë portierit kundërshtar nuk e ka të vështirë që të shënojë, duke shokuar Korabin.

13900239_1224569514277110_2348135091884299283_n

Pjesa e dytë

Në fraksionin e dytë të takimit, dy trajnerët kanë hedhur në fush- ën e lojës lojtarë të stolit, megjithatë, rrjedha e takimit nuk ka ndryshuar. Korçarët kanë qenë superiorë në fushë dhe kanë pasur raste për të thelluar rezultatin, por kanë gabuar në finalizim.

Edhe dibranët janë munduar të organizohen, por u ka munguar forca në sulm, repart ky që kërkon ndërhyrje të menjëhershme në merkato. Me kalimin e minutave ritmi i ndeshjes ka rënë disi dhe u duk se takimi do të përfundonte me fitoren 2-0 të Skënderbeut. Por, nuk ndodhi kështu, pasi Xhejms në minutën e 85′, është ai që trefishon.

ABDULLA DUSHKU

Korabi- Skënderbeu 0-3

GOLAT: Gavazaj 24′, Fukui 38′, Xhejms 85′

KORABI: Vujadinoviç, Sheta, Nako, Prifti, Çela, Kaja, Zefi, Meto, A.Peposhi, Mziu, Jubani. (U aktivizuan; Mihani, Dukiç, Zguro, Prençi, D.Peposhi, Veliaj).

Trajner: Artan Mërgjyshi

SKËNDERBEU: Shehi, Idrizaj, Radas, Osmani, Abazi, Mustafa, Malaj, Gavazaj, Fukui, Zhunior, Salihi. (U aktivizuan: Ivani, Xhejms, Orelesi, Plaku, Lilaj, Zeka, Matia, Bushi).

Trajner: Andrea Agostineli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"