Festë jo vetëm në tribuna, bum lindjesh në Islandë 9 muaj pas Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2017 | 15:34

Festë jo vetëm në tribuna, bum lindjesh në Islandë 9 muaj pas Europianit

Suksesi i Islandës në Euro 2016 duket se ka ndikuar direkt edhe në rritjen e popullsisë së këtij vendi. Me sa duket, “duartrokitja vikingë” nuk ka qenë mënyra e vetme se si islandezët kanë festuar fitoren e Kombëtares së tyre në Europian, ku arriti deri në çerekfinalet e turneut.

islanda

Një spital në Islandë ka konfirmuar se ka shënuar shifra rekord për lindje bebesh saktësisht 9 muaj pas suksesit historik të Islandës kundër Anglisë, që i ktheu nordikët në një nga ekipet më të ndjekura të turneut francez.

3EB4872500000578-0-image-a-2_1490704152935

“Kemi vendosur rekordin e epiduraleve për maternitetin deri në këtë fundjavë, saktësisht 9 muaj pas fitores 2-1 ndaj Anglisë”, shkroi në Twitter Asgeir Petur Porvaldson, doktor në spitalin “Landspitali” në Reikjavik, kryeqytetin e Islandës.

Edhe mediat vendase konfirmuan se stafi i spitalit në fjalë kishte qenë thuajse i gjithi në punë gjatë fundjavës për të përballuar këtë fluks të pazakontë me baza sportive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"