“Festë” edhe për financat e Skënderbeut, të ardhurat kalojnë gjysmë milioni euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 10:47

“Festë” edhe për financat e Skënderbeut, të ardhurat kalojnë gjysmë milioni euro

Skënderbeu rikthehet të mbushë arkën e klubit falë Europës pas një viti pezullim nga Kupat e Europës. Korçarët siguruan dje një shumë prej 675 mijë euro me kualifikimin ndaj Kairat. Fillimisht korçarët kanë arkëtuar nga UEFA një shumë prej 215 mijë eurosh, duke qenë se e nisën nga turi i parë i këtij kompeticioni. Kualifikimi ndaj ekipit Sant Hulia u shtoi bardhekuqve edhe 225 mijë euro.

skenderbeu

UEFA parashikon një premio prej 235 mijë eurosh për kualifikimin në turin e tretë dhe shpërblimi në total shkon 675 mijë euro. Ky është vetëm përfitimi nga UEFA, për të mos llogaritur shumat nga e drejta televizive, biletat apo reklamat.

PREMIO

Ndërkaq, lojtarët dhe pjesëtarët e stafit siguruan një shumë prej 50 mijë eurosh që ishte vendosur premio për ta në rast kualifikimi ndaj skuadrës kazake. Presidenti Ardjan Takaj ua kishte komunikuar premion lojtarëve para sfidës. Lajmin e ka konfirmuar vetë numri një i klubit, i cili di si t’i motivojë lojtarët e tij në prag të ndeshjeve të tilla delikate dhe, për më tepër, në Europë.

takaj

“Sigurisht që do të ketë premio në rast se ekipi kalon në turin tjetër. Në fakt, unë ua kam bërë të ditur edhe lojtarëve, do të jap 50 mijë euro shpërblim nëse do të kualifikohen pas përballjes së kthimit me Kairatin”, tha Takaj disa ditë përpara ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"