“Festë e madhe në Tiranë”, Duka kujton miqësoren me Breshan: Kishte ardhur edhe Roberto Baxho, i kërkova ndihmë… Tares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:03

“Festë e madhe në Tiranë”, Duka kujton miqësoren me Breshan: Kishte ardhur edhe Roberto Baxho, i kërkova ndihmë… Tares

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, është kthyer pas në kohë, teksa në një prononcim për gazetën “Bresciaoggi”, ka kujtuar me nostalgji, miqësoren e zhvilluar me klubin italian të Breshas, në 21 gusht vitin 2002.

hqdefault1-470x353

Në atë kohë Kombëtarja kuqezi drejtohej nga italiani Dosena, ndërkohë që ajo sfidë rezultoi një miqësore festive. Shqipëria arriti të triumfonte me rezultatin 1-0, falë golit të Altin Lalës, ndërkohë që te skuadra e “dallëndysheve”, aktivizohej edhe legjenda italiane Roberto Baxho, që ishte në atë kohë, shok skuadre me Igli Taren, i cili në atë sfidë u aktivizua 1 pjesë me Shqipërinë dhe pjesën tjetër me klubin e Breshas. Ja si i kujton Duka këto momente:

TRAJNERËT E HUAJ – Në 2002 zgjodha Dosenan, pas 4 ndeshjeve u largua. U zhgënjeva, por e dija që futbolli ynë mund të rritet vetëm me trajnerë të huaj që drejtojnë Shqipërinë. Duhej të prisnim atë të duhurin. Më pas doli të ishte ai që ishte kapiten dhe më pas trajner i Breshas, De Biazi. Këtu është i dashur dhe nuk mund të ishte ndryshe. Me të në krye për herë të parë Kombëtarja jonë ka arritur në fazën e fundit të një turneu të madh, Kampionatit Evropian 2016. Dhe gjithashtu në Francë kemi bërë një përshtypje të madhe. Shkoi përtej të gjitha pritshmërive.

armand duka

MIQËSORJA ME BRESHAN – Më kujtohet viti 2002 dhe kur Dosena më kishte kërkuar që të zhvillonim ndonjë miqësore ndërkombëtare. Nuk ishte momenti që të ndesheshim me Kombëtaret e tjera dhe për këtë arsye duhej të gjenim një skuadër me të cilën të përballeshim në miqësore. Nga këto skuadra që pranoi të vinte në Tiranë ishte Bresha.

Duka-tare-baxho

I kemi kërkuar ndihmë Igli Tares që asokohe ishte pjesë e kësaj skudrëe. Madje një pjesë e ka zhvilluar me Shqipërinë dhe pjesën tjetër me Breshan. Kontakti u bë edhe me drejtorin sportiv, Xhanluka Nani. Por ishte festë e madhe në Tiranë, kishte ardhur Baxho.

TARE DHE NDOJI – Igli është një njeri i madh dhe nuk surprizohem nga sukseset që është duke arritur. Sa i përket Emanuele Ndojit që është tani te Bresha, duhet ta përgëzojmë, por mund të bëj edhe më mirë”, ka thënë Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"