Festë e dyfishtë për Anderlehtin, mund Laçin dhe “fut në xhep” 2.6 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2021 | 15:16

Festë e dyfishtë për Anderlehtin, mund Laçin dhe “fut në xhep” 2.6 milionë euro

Festë e dyfishtë për Anderlehtin. Skuadra belge, mposhti mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena”, Laçin me rezultatin 0-3 në sfidën e vlefshme për Ligën e Konferencës.

Laci Andeleht

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në merkato, pritet të mbushin arkat e klubit të Anderlehtit, me plot 2.6 milionë euro. Bëhet fjalë për të ardhmen e sulmuesit Romelu Lukaku, i cili është shumë pranë transfrimit te Çelsi, për 117.5 milionë euro.

aNDERLEHT

Sipas mediave belge, Anderlehti pritet të përfitojë 2.6 milionë euro, pasi është klubi që ka kontribut në formimin e Lukakun si futbollist. Sulmuesi, tashmë 28-vjeç, ka qenë pjesë e gjigantëve belgë në sezonet 2009-2011, ku u aktivizua 73 ndeshje dhe shënoi 33 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"