Festë e çmendur për titullin, Zizu: Kam lojtarë bij k…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2017 | 9:50

Festë e çmendur për titullin, Zizu: Kam lojtarë bij k…

I qetë në pankinë, por spektakolar në konfer encat për shtyp. Ky është Zinedin Zidan, i cili ditën e djeshme fitoi titullin e parë kampion në kampionatin spanjoll. I lumtur dhe i emocionuar për triumfin e skuadrës së tij, ai i quajti futbollistët bij k… për faktin që nuk u dorëzuan asnjëherë dhe luftuan deri në momentet e fundit. Ndërkohë, ekipi festoi në sheshin “Cibeles” deri në të gdhirë bashkë me tifozët e pranishëm.

spain-soccer-la-liga-98885

TITULLI KAMPION

“Jemi shumë të kënaqur dhe të lumtur. Pas 38 javësh, arritëm deri këtu. Kemi fituar një nga kampionatet më të bukura të Europës. Për mua është më i bukuri dhe kjo është mrekulli”.

NIVELI PERSONAL

“Si trajner, nuk mund të them asgjë më shumë. Profesionalisht është dita më e lumtur e jetës sime. Në të ardhmen mund të ketë edhe tituj të tjerë, por për momentin është kënaqësi. Futbollistët e merituan, sepse vuajtëm të gjithë bashkë. Ata vrapuan, luftuan dhe jam i gëzuar për të gjithë. U treguan bij k… të gjithë”.

Malaga-CF-v-Real-Madrid-CF-La-Liga

MOMENTE NEGATIVE

“Sigurisht që ka pasur, por kjo është normale. Kemi disa muaj që luajmë dhe janë 38 javë. Ishte një kampionat që kërkoi shumë punë dhe impenjim”.

OBJEKTIVI

“Sigurisht që ishte më i rëndësishmi dhe kryesori. Duke fituar javë pas jave, sigurisht që donim të triumfonim në këtë kampionat”.

MERITAT

“Merita është e të gjithëve, por mbi të gjitha e futbollistëve që besuan. Ky është mesazhi që dua t’i jap ekipit. Janë 24 lojtarë që bashkëpunuan me njëri-tjetrin dhe unë jam pjesë e këtij projekti të madh”.

Malaga-CF-v-Real-Madrid-CF-La-Liga (1)

CHAMPIONS-i

“Tani do të shfrytëzoj këtë që bëmë në kampionat dhe nuk do të mendoj aspak për Kardifin. Ka kohë për këtë gjë. Tani është koha për të kërcyer dhe për të kënduar, por sigurisht që unë nuk do ta bëj”.

DEDIKIMI

“Për të gjithë tifozët e Realit, të cilët na qëndruan pranë dhe besuan që ky do të ishte viti ynë. Tani dua që të jenë me ne edhe në Kardif, për të tentuar të fitojmë Ligën e Kampionëve”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"