Festat deri në të gdhirë, Romero tërbon drejtuesit e kuq. Ja çfarë rrezikon mesfushori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 22:30

Festat deri në të gdhirë, Romero tërbon drejtuesit e kuq. Ja çfarë rrezikon mesfushori

Partizani i këtij sezoni është i detyruar që të përballet me llojlloj problematikash, duke pasur gati çdo javë nga një çështje. Problemi i fundit ka të bëjë me sjelljen jashtë fushe të mesfushorit Arsitoteles Romero, i cili në muajin fundit e ka tepruar me organizimin e festave në shtëpinë e tij, duke shqetësuar fqinjët. 

aristoteles romero

Pas shkrimit të djeshëm në “Panorama Sport”, ku informohej për ankesat e banorëve për festat e venezuelianit deri në të gdhirë, mësohet se klubi ka mbledhur informacion për situatën, ku është pyetur edhe vetë lojtari.

Mësohet se Romero ka pranuar se festë ka organizuar vetëm për ditëlindjen e tij dhe jo më. Por realiteti është ndryshe, ndaj lojtari është paralajmëruar nga klubi që situata të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen, duke u bërë shqetësim për fqinjët.

romero1

Venezueliani rrezikon edhe gjobë, pasi klubi kryeqytetas ka një rregullore të brendshme e cila parashikon masa ndëshkuese për çdo veprim jo të hijshëm nga ana e lojtarëve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"