Festa në rrugët e Parisit, vajzat denoncojnë ngacmimet seksuale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 21:26

Festa në rrugët e Parisit, vajzat denoncojnë ngacmimet seksuale

Parada në “Champs-Elysees” ishte përfundimi natyral i festës për kampionët e botës. Por për fat të keq, për disa fitorja e trofeut nga Franca dhe zbarkimi në shesh ishte edhe një justifikim për të kryer aktet e dhunës.

festa

Pas skenave guerilje, të cilat shkaktuan vdekjen e dy personave, është denoncuar edhe një seri me dhunë seksuale gjatë festimeve në shesh. Në rrjetet sociale numri i vajzave që kanë denoncuar dhunën është shtuar ndjeshëm.

Mesa duket, abuzuesit kanë përfituar nga kaosi në rrugët e Parisit dhe gjithë vendit. #METOOFOOT është hashtagu i frymëzuar nga ai i përdorur në rastin Vainshtain. Nga ajo që raporton “France 24”, deri tani në Paris dy persona janë arrestuar me këtë akuzë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"