Festa me simbolin e nderimit ushtarak, ja për kë ishte dedikimi i lojtarëve të Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 0:04

Festa me simbolin e nderimit ushtarak, ja për kë ishte dedikimi i lojtarëve të Turqisë

Turqia mposhtu Shqipërinë me një gol në minutat e fundit të realizuar nga sulmuesi Tosun, i cili përfitoi nga gabimi i Strakoshës, duke mos falur me portën e boshatisur.

Turqia555

Ky gol çoi peshë zemrat e tifozëve turq, të cilët janë një hap larg kualifikimit. Në momentin e shënimit të golit, nuk mungoi festa e veçantë e futbollistëve turq, të cilët festuan me simbolin e nderimit ushtarak.

Turqia festa

Mediat vendase zbulojnë se ai festim ishte për forcat e armatosura turke që po luftojnë në Siri kundër kurdëve, të cilët janë cilësuar si terroristë nga qeveria turke.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"