Festa me femra dhe alkool, si e kaloi arrestin e shtëpisë në Paraguaj Ronaldinjo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 19:51

Festa me femra dhe alkool, si e kaloi arrestin e shtëpisë në Paraguaj Ronaldinjo

Ronaldinjo u arrestua në Paraguaji pasi tentoi të hynte së bashku me vëllanë e tij me pasaporta të falsifikuara. Ylli brazilian pasi kaloi disa kohë në burg, u transferua në një hotel luksoz për  të vuajtur arrestin e shtëpisë.

ronaldinjoburg

Por sipas mediave lokale Ronaldinjo e ka shijuar në maksimum këtë arrest shtëpie dhe nuk ka vuajtur aspak. Mediat në Paraguaji raportojë për festa me modele dhe me alkol deri në orët e vona të natës. Modelet vinin me makina luksoze dhe organizoheshin festa me muzikë të lartë që kanë shqetësuar edhe fqinjët raportojnë mediat. Një person tha për gazetën “Hoy” në Paraguaj: “Çdo ditë vinin të paktën nga dy modele. Ato mbërrinin me makina luksoze.

Ato bënin festa deri në orët e vona të natës, me alkol dhe muzikë të lartë saqë kishin shqetësuar edhe fqinjët. Ronaldinjos i vinte alkol i cilësisë së lartë çdo ditë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"