Festa e çmendur e Kastriotit/ Turistët kërcejnë me lojtarët, kryebashkiaku doravit me 50 euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 15:09

Festa e çmendur e Kastriotit/ Turistët kërcejnë me lojtarët, kryebashkiaku doravit me 50 euro

Kastrioti e ka “djegur” pas ndeshjes me Egnatian. Drejtuesit, stafi, futbollistët dhe dhjetëra tifozë janë bërë bashkë për të festuar ngjitjen në Kategorinë Superiore. Kremtimet nisën fill pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Muska, kur morën kupën simbolike të Grupit A, për të vijuar më pas me darkën.

32312929_1662589747190569_7383638214545768448_o

Nëse rrogozhinasit në fushë kanë qenë rivalët kryesorë të krutanëve gjatë këtij sezoni, ndryshe ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku drejtuesit e Kastriotit i kanë ftuar drejtuesit dhe stafin teknik të Egnatias që t’u bashkohen. Miqtë, me në krye kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, e pritën me kënaqësi këtë ftesë dhe iu bashkuan darkës festive të Kastriotit.

“Panorama Sport” ndoqi nga afër darkën e krutanëve, në të cilën nuk munguan edhe surprizat. Muzika e bukur “joshi” të gjithë të pranishmit, të cilët nuk i rezistuan dhe u futën në valle. Në kulmin e mbrëmjes, dhjetëra turistë po shijonin pamjet mbresëlënëse të Krujës dhe me të dëgjuar për festën e ekipit të futbollit, “zbarkuan”, më së shumti nga kureshtja.

Ndërsa disa fotografonin dhe filmonin, njëra prej tyre nuk u rezistoi dot valleve të bukura shqiptare dhe u bë pjesë e pistës së kërcimit, duke iu bashkuar djemve krutanë. Sakaq, nuk munguan as “darovitjet”.

Kastrioti

Teksa kërcenin trajnerët, pista e kërcimit u mbush me lekë të prerjeve të ndryshme. E veçanta ishte se kryebashkiaku rrogozhinas ishte ai që hodhi në pistë prerje 50 euroshe. I pranishëm ishte Erlind Korreshi, futbollist i Lushnjës, i cili është njëri prej miqve të ngushtë të presidentit të Kastriotit.

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"