Festa e Bylisit zgjat vetëm një ditë, Lushnja rimerr kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2017 | 16:17

Festa e Bylisit zgjat vetëm një ditë, Lushnja rimerr kreun

Skuadra e Lushnjës ka rimarrë shumë shpejt kreun e renditjes në Grupin B të Kategorisë së Parë, duke kapërcyer Bylisin që ia kishte marrë këtë pozicion vetëm 24 orë më parë. Ekipi i Banos ka mundur lehtësisht 3-1 Shkumbinin në shtëpi duke u vendosur në kryesim të minigrupit të play-off.

lushnja

Gjithçka u bë shumë e lehtë që në fillimin e ndeshjes, kur Fatjon Sefa dhe Klejdis Branica çuan në 2-0 rezultatin pa u mbushur 10 minutat e para të takimit përballë peqinasve që e kishin të vështirë të reagonin.

Autogoli i Ramazanit kur mbeteshin edhe 20 minuta nga fundi i takimit mbylli çdo diskutim për fatin e sfidës, ndërsa goli i shënuar në shtesë nga mesfushori Lluca shërbeu thjesht për statistikë pasi Shkumbini ishte dorëzuar me kohë.

Lushnja-Shkumbini 3-1
3’ Sefa, 7’ Branica, 70’ (ag) Ramazani / 90’+1’ Lluca

kategoria e pare renditja grupi b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"