“Ferrari si Real Madrid”, spanjolli Sainz: Fitorja nuk varet vetëm nga unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2021 | 21:24

“Ferrari si Real Madrid”, spanjolli Sainz: Fitorja nuk varet vetëm nga unë

Karlos Sainz Jr tashmë po pret me padurim të startojë garat në Formula 1 me skuadrën e tij të re, Ferrarin. Në prag të botërorit 2021 piloti spanjoll ka përdorur një krahasim me futbollin.

Atalayar_Carlos Sainz Jr Ferrari F1

“Me gjithë respektin dhe admirimin që kam për MekLaren, e cila është skuadra e dytë më e mirë e historisë, kur të troket në derë Ferrari nuk mund të kesh asnjë dyshim. Le të themi Ferrari është Reali Madridi i Formulës 1, ndërsa MekLaren është Barcelona, gjithsesi një ekip i mirë. Bëhet fjalë për dy skuteri që janë në zhvillim dhe që kërkojnë të rrëzojnë nga froni Mercedesin.

Janë dy skuadrat më të mira të historisë dhe kur kalon nga njëra tek tjetra do të thotë që po bën diçka të mirë në Formula 1”, është shprehur Sainz për gazetën spanjolle “AS”. Më pas piloti 26- vjeçar flet edhe për dy paaradhësit e tij tek “kokëkuqja”, Fetel dhe Alonso, të cilët nuk mund ta fitonin titullin me skuadrën nga Maranelo.

“Është e vërtetë që nuk kanë fituar, por e njëjta gjë ka ndodhur me 19 pilotë të tjerë gjatë të gjitha sezoneve në këto 10 vitet e fundit, në të cilat kanë dominuar Red Bull apo Mercedes. Kështu që nuk janë vetëm Fetel dhe Alonso që kanë mbetur ‘thatë’”.

Në fund Sainz e mbyll me një batutë për makinën e tij të re: “Që një makinë të jetë e shpejtë dhe fituese nuk varet vetëm nga piloti”, përfundoi prononcimin e tij Sainz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"