Ferrari nxjerr në ankand historinë, 4 milionë dollarë për një “pjesë” të mitit Shumaker

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2017 | 15:30

Ferrari nxjerr në ankand historinë, 4 milionë dollarë për një “pjesë” të mitit Shumaker

Ferrari, me të cilën Mikael Shumaker arriti fitoren e tij të fundit në “Grand Prix”-in e Monakos në 2001-in, do të dalë në ankand në Nju Jork, më 16 nëntor. Po me këtë makinë, gjermani do të siguronte asokohe titullin e katërt kampion bote nga shtatë që ka në total në karrierën e tij në Formula1. Çmimi i parë i makinës do të jetë 4 milionë dollarë amerikanë.

Ferrari-859942

F2001 ishte një produkt i “ekipit të ëndrrave” të Ferrarit, nën drejtimin e Zhan Todt, Ros Braun, Rori Bërn dhe Paolo Martinelli dhe ishte makina dominuese e sezonit. Kjo i lejoi Shumakerit që të barazonte rekordin e fitoreve (51) të mbajtur asokohe nga Alen Prost, për ta çuar në 53 në fund të sezonit. Në 2001-in, Shumaker fitoi në total 9 “Grand Prix”-e me F2001.

Schumacher-1079677

Gregor Bilot, drejtuesi i ankandit u shpreh: “Ne jemi të kënaqur të bashkohemi me festimet e 70- vjetorit të Ferrarit, duke ofruar në muajin nëntor makinën fituese të Shumakerit F2001. Ferrari dhe Shumakeri janë emrat më të mëdhenj në garat me makina. Ndaj është plotësisht e përshtatshme që ne të ofrojmë makinën që përfaqëson majën e këtij suksesi së bashku me emrat e mëdhenj të artit bashkëkohor si Uarhol, Baskuiat dhe Xhons”.

Ferrari-1079676

Kjo është makina e parë që do të nxirret në shitje nga kompania. Shumaker është nën kujdesin e familjarëve të tij që prej aksidentit fatal dukë bërë ski në dhjetor të 2013-ës. Ikona e garave me makina u aksidentua në Alpet Franceze në Meribel pasi u godit në kokë në një shkëmb. Përpos faktit që kishte kokore, gjermani pësoi trauma të rënda në kokë. Në prill 2014, Shumaker doli nga gjendja komë dhe u zhvendos në një repart rehabilitimi në Lozanë (Zvicër).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"