Ferrari me shef të ri pas Binotos, reagon piloti i “kokëkuqes”: Do të sjellim më shumë motivim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2022 | 9:54

Ferrari me shef të ri pas Binotos, reagon piloti i “kokëkuqes”: Do të sjellim më shumë motivim

Frederik Vasër, dy ditë më parë u prezantua zyrtarisht si shefi i ri i Ferrarit, duke pasur Matia Binoton. Për ndryshimin në skuadrën nga Maranelo është prononcuar edhe piloti Karlos Sainz, i cili i ka uruar mirëseardhjen drejtorit francez.

vaser sainz leklerk

“Është një ndryshim që shpresojmë të jetë për mirë. Çdo herë që vjen dikush i ri sjell më shumë motivim për të bërë mirë. Skuadra do të bëjë një tjetër hap përpara, por duhet t’i japim kohë”, shprehet spanjolli.

Ai gjithashtu shton: “Ferrari është një markë gjigante. Për të kuptuar ku dhe si nevojiten ndryshimet, duhet kohë, pasi nuk bëhen brenda ditës. Por kam besim te Vasër, pasi e njoh prej vitesh. Ai ka provuar të marrë të Ranault. Dje kam pasur edhe kontaktin e parë telefonik me të”, tha Sainz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"