Ferrari kthehet në objekt talljeje nga të gjithë, ish-piloti holandez ironizon “Kokëkuqen”: Nuk po gatuajnë spageti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2022 | 16:38

Ferrari kthehet në objekt talljeje nga të gjithë, ish-piloti holandez ironizon “Kokëkuqen”: Nuk po gatuajnë spageti

Situata e fundit në Çmimin e Madh të Holandës me Ferrarin dhe Karlos Sainz, ka marrë një vëmendje tejet të madhe nga të gjithë ata që kanë të bëjnë me garat e automobilizmit. Së fundmi ai që ka reaguar ka qenë dhe ish-piloti i holandez i rally, Tim Koronel.

tim koronel

“Po garojnë në Formula 1, nuk po gatuajnë spageti. A flasin të gjithë italisht aty? Të gjithë ne e dimë që duhen katër goma për t’u ndërruar në pit-stop. E habitshme si mund të harrosh gomën e pasme. Edhe nëse pit-stopi ishte i paparalajmëruar, sërish skuadra duhet të ishte e gjitha gati”, ishin fjalët e Koronel.

Gara tjetër do të jetë ajo e shtëpisë për Ferrari, në Monza, nga e cila të gjithë presin një rezultat pozitiv nga “Kokëkuqja”. Skuderia italiane duket se e ka humbur garën për titullin kampion dhe tashmë është në rrezik për të humbur dhe vendin e dytë për konstruktor nga Mercedes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"