Ferrari kërkon rikthimin te titulli, ja kur prezantohet makina për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2023 | 15:16

Ferrari kërkon rikthimin te titulli, ja kur prezantohet makina për sezonin e ri

Botërori 2023 do të jetë më i gjati i të gjitha kohërave për sa u përket garave, pasi do të jenë gjithsej 24 evente, ndërsa do të ngrejë siparin në fillim të marsit.

ferrari

Ndërkohë, muaji shkurt do të jetë ai i prezantimit të makinave të reja, ku disa prej skuadrave tashmë kanë njoftuar edhe datat zyrtare kur do të heqin mbulesat.

Ferrari ka zgjedhur 14 shkurtin për të prezantuar njëvendëshen e saj, ndërsa ende nuk e ka zyrtarizuar emrin e modelit të ri të makinës.

Ndërsa skuderia e parë që do të bëjë prezantimin e makinës së re është AlphaTauri më 11 shkurt.

Më datë 13 do të jetë radha e Aston Martin, për t’i lënë vend një ditë më vonë “Kokëkuqes”, e për të vijuar me 16 me makinën Alpine. Skuadrat e tjera ende nuk i kanë zyrtarizuar datat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"