“Ferrari” bëhet gati për aksion, Levante ndryshon skemën vetëm për të luajtur Sadiku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 12:48

“Ferrari” bëhet gati për aksion, Levante ndryshon skemën vetëm për të luajtur Sadiku

Armando Sadiku nuk e ka bërë ende debutimin e tij me skuadrën e Levantes.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka pasur një dëmtim në gju dhe për këtë fakt nuk ka luajtur asnjë minutë në kampionat, ndërkohë që u aktivizua disa ditë më parë në miqësore ku dha një asist.

sADIKU5

Mediat spanjolle bëjnë me dije se trajneri i ekipit të Levantes po mendon që të ndryshojë skemën për të luajtur me dy sulmues, në mënyrë që të jetë më shumë hapësira për lojtarët e afruar në merkaton e janarit.

Xhampaolo Pacini dhe Armando Sadiku janë dy sulmues që mund të garantojnë gola dhe sigurisht që trajneri Huan Muniz do të tentojë t’i përdorë të dy për të marrë pikët e nevojshme për të siguruar mbijetesën në La Liga.

sadiku levante

Levante ka luajtur deri tani me modulin 4-2-3-1, ndërsa në të ardhmen do të luajë me 4-4-2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"