“Ferr” për Portugalinë, në 1/8 rrezikojnë Belgjikën ose Holandën. Në telashe edhe Spanja, ja të gjitha kombinimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 15:35

“Ferr” për Portugalinë, në 1/8 rrezikojnë Belgjikën ose Holandën. Në telashe edhe Spanja, ja të gjitha kombinimet

Pas ndeshjeve të dyta, grupet e Euro 2020, kanë nisur të marrin formë. Ndërkohë që ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi në grupe, mund t’i hedhim një sy renditjes dhe të bëjmë llogaritë për ndeshjet që do të luhen në fazën e 1/8-ve dhe në çerekfinale. Sigurisht këto janë thjesht llogaritje të thjeshta sipas favoritëve, pasi gjatë rrugës mund të ketë edhe surpriza. 

AFP_9CM3DL-001-kAxH-U4102123613278BLB-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Grupi A- Një pikë i mjafton Italisë për ta mbyllur e para. Në rast të një barazimi në ndeshjen e sotme ndaj Uellsit, Italia do e kalonte grupin e para dhe në fazën e 1/8-ve, do të gjente një mes Ukrainës ose Austrisë dhe në çerekfinale, Belgjikën, nëse këta të fundit kalojnë 1/8. Në rast se “Azzurët” e mbyllin të dytët në grup, atëherë në raundin tjetër do gjejnë një mes Rusisë, Finlandës dhe Danimarkës, ndërsa çerekfinalja i përball me Holandën. Ndërkohë në këtë grup, Uellsi do e mbyllte i dyti edhe në rast humbje, nëse Zvicra nuk e mposht Turqinë.

Grupi B– Belgjika tashmë e ka siguruar vendin e parë. Mund ta humbasë vetëm në rast se Finlanda bën ndonjë mrekulli dhe t’i mposhtë në ndeshjen direkte. Në rast fitoreje të Belgjikës ndaj Finlandës, Rusisë do i duhej vetëm 1 pikë ndaj Danimarkës, për të kaluar si e dyta e grupit. Në rast se Danimarka fiton 1-0 ndaj Rusisë, atëherë gjithçka do të vendoset sipas golavarazhit, që tashmë sheh Finlandën 0 ndërsa danezët dhe rusët me -2.

Grupi C- Holanda tashmë është kualifikuar si e para, pavarësisht se çfarë do ndodhë në ndeshjen e fundit ndaj Maqedonisë së Veriut. Ukrainë-Austri është një përplasje direkte për vendin e dytë, me skuadrat që janë me nga 3 pikë. Në rast barazimi, më tej do të kalonte skuadra e Shëevccenkos, për shkak të golavarazhit më të mirë.

Grupi D- Këtu mund të flitet për biskotën… Kjo zakonisht bëhet nga skuadrat që janë të interesuara për të marrë të njëjtin rezultat. Çekisë dhe Anglisë, do i mjaftonte një barazim për të kaluar të dyja më tej. Në rast barazimi, çekët do kalonin të parët, pasi e kanë golavarazhin +2, ndërsa anglezët +1. Edhe këtu gjithçka do të vendoset në 90 minutat e fundit.

Grupi E– Dy barazime zhgënjyese dhe tani Spanja është në rrezik. Ndeshja e fundit luhet ndaj Sllovakisë dhe duhet vetëm fitore për të shkuar më tej. Suedia kryeson me 4 pikë, Sllovakia me 3, Spanja me 2 dhe Polonia 1 pikë. Suedezëve i duhet vetëm një pikë me Poloninë, për të kaluar e para, në të kundërt do të kalonte e para Spanja me një fitore. Në rast barazimi, Sllovakia mbetet e dyta dhe Spanja e treta.

Grupi F– Franca e ka komplikuar jetën me barazimin e djeshëm me Hungarinë. Skuadra e Deshamp ka 1 pikë më shumë se Portugalia dhe Gjermania. Portugali-Francë do të jetë vendimtare, një barazim do shkonte në favor të Gjermanisë, që me fitore ndaj Hungarisë do kalonte e para e grupit. Megjithatë duket thuajse e sigurt që grupin do e kalojnë të 3 skuadrat, vetëm në rast të një humbje të Gjermanisë mund të ndryshojë situatën.

RENDITJA E TË TRETËVE– Dy të parat e secilit grup kalojnë në 1/8-at, por do të ketë edhe 4 të tretat më të mira që shkojnë më tej. Për momentin renditja e skuadrave të treta është si më poshtë:

Portugalia (+1) 3 pikë

Finlanda (0) 3 pike

Austria (0) 3 pikë;

Spanjë (0) 2 pikë;

Kroacia (-1) 1 pikë

Zvicra (-3) 1 pikë

Meqenëse situata në pothuajse të gjitha grupet ende nuk është fare e qartë, bëhet e vështirë të bësh supozime për çiftet e raundit të 1/8, të cilat në çdo rast do të përbëhen si më poshtë (sipas renditjes aktuale).

Faza 1/8-ve, kombinimet e mundshme

1A (Itali) -2C (Ukrainë)
2A (Uells) -2B (Rusi)
1C (Holandë) -3 DEF (Kroaci, Spanjë, Portugali)
1B (Belgjikë) -3 ADEF (Zvicër, Kroaci, Spanjë, Portugali)
2D ( Angli) -2E (Sllovaki)
1F (Francë) -3 ABC (Zvicër, Finlandë, Austri)
1D (Republika Çeke) -2F (Gjermani)
1E (Suedi) – 3 ABCD (Zvicër, Finlandë, Austri, Kroaci)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"