Feronikeli i Duros harron të fitojë, Drita rikthehet te triumfi me “poker”. Ja rezultate dhe renditja në kampionatin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 16:24

Feronikeli i Duros harron të fitojë, Drita rikthehet te triumfi me “poker”. Ja rezultate dhe renditja në kampionatin kosovar

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e Ipko-Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e tetë në këtë kampionat.

Drita e Gjilanit

Feronikeli i drejtuar nga Klodian Duro, ka dështuar sërish për të marrë fitore, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Besës së Pejës në transfertë. Kampionët e Dritës janë rikthyer te fitorja, teksa kanë mposhtur me rezultatin 4-1 Drenicën në shtëpi.

Një fitore e rëndësishme kjo që e ngjit Dritën në vendin e dytë me 13 pikë, ndërkohë që kanë edhe dy ndeshje të tjera për të zhvilluar, pasi e nisën kampionatin me vonesë për shkak të angazhimit në kupat e Europës.

Llapi ka gjetur fitoren e parë për këtë sezon, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Arbërinë dhe duke shkuar në kuotën e 5 pikëve.

Ja renditja e plotë:

fo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"